Në vendin ku u eliminuan 6 shqiptarë, mbi 500 arrestime pas gjendjes së jashtëzakonshme

Gjithsej 533 persona janë arrestuar në Ekuador në javën e parë të gjendjes së jashtëzakonshme të dekretuar për provincat Esmeraldas, Guayas dhe Manabí.

Gjendja e jashtëzakonshme është vendosur, për shkak të shkallës së lartë të dhunës, njoftoi Policia. Këto arrestime janë kryer në kuadër të operacionit “Plani i Shpëtimit” që nisi më 30 prill.

Qytetet më problematike njihen si vendi i origjinës prej nga vjen kokaina dhe më pas shpërndahet në të gjithë Europën dhe më gjerë. Në këto qytete së fundmi janë rritur së tepërmi edhe grupet kriminale shqiptare. Jo pak herë konfliktet mes bandave kanë sjellë edhe eliminimin e tyre në Ekuador.

Gjashtë viktima gjatë muajve të fundit në Guayas nga Ballkani, kryesisht shqiptarë:

Ergys Dashi është viktima më e fundit dhe e gjashtë nga Ballkani i vrarë  në Guayas.

Shqiptari Ilir Hidri, i ekzekutuar në periferi më 30 maj 2017,

Shqiptari nga Kosova Renzi Azemi, i sulmuar (mbijetuar) në qendër të qytetit më 7 nëntor 2017,

Malazezo-shqiptari Fadil Kaçani, i ekzekutuar rrugës për në “la Costa” më 14 mars 2018,

Serbi Sasa Spasic, u vra në një qendër tregtare Samborondón më 21 prill 2020

Shqiptari Adriatik Tresa, i eliminuar në La Aurora, në Daule.

Grupet shqiptare po krijojnë aleanca në Ekuador dhe Kolumbi për të furnizuar Europoën me kokainë. Sipas një raporti zyrtar të Britanisë së Madhe ata e blejnë 4 mijë euro kg dhe eshesin me 30 mijë në tregun britanik, nga 40 mijë që ishte më parë.

Kartelet kolumbiane po konkurrojnë për tregun fitimprurës evropian me meksikanët, shqiptarët dhe rusët. Për dërgesat në Evropë, kartelet shqiptare dhe Sinaloa krijojnë aleanca. Tregjet e saj kryesore janë Holanda, Belgjika, Shqipëria, Greqia dhe Spanja.