Në vend të karantinës, edhe katër banorë të Gostivarit kanë ikur përmes kufirit

Gostivar, 19 gusht – Dy burra dhe dy gra nga Gostivari përballen me padi penale, sepse nuk i kanë respektuar vendimet për izolim dhe trajtim shtëpiak. Policia, javën e kaluar zbuloi mbi njëzet shkelje të tilla.
Sipas SPB-së Tetovë, dje (18 gusht) në periudhën nga ora 10:00-20:00, nëpunësit policor nga RPB Gostivar, në suaza të aktiviteteve të rregullta kontrolluese të personave me vendim për izolim të dhëna nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor , konfirmuan se gjithsej katër persona nga Gostivari dhe fshatrat e Gostivarit, Çegrane, Bellovishte dhe Turçan i Vogël, nuk i kanë respektuar vendimet për izolim dhe trajtim shtëpiak. Për ata katër është konfirmuar se kanë ikur jashtë vendit. Kundër personave, prej të cilëve dy janë burra dhe dy gra, të moshës prej 24 deri 74 vjet, do të përgatiten padi adekuate për “mosrespektim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, sipas nenit 206 të Kodit Penal.
Në këtë periudhë, gjtihashtu, është konfirmuar se një vajzë e mitur nga Veshalla e Tetovës me vendim për izolim e ka braktisur vendin. Edhe kundër të miturës do të vijojë padi penale.
Gjatë ditës së djeshme (18 gusht) 20 personave (TE) dhe 13 (GV) u janë përgatitur padi adekuate për mosmbajtje të mbrojtjes në fytyrë