Në Tiranë konferencë ministrore për heqjen e barrierave për turizmin në Ballkanin Perëndimor

Shkup, 12 maj – Konferencë ministrore për Ballkanin Perëndimor të quajtur “Heqja e barrierave për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit”, mbahet sot në Tiranë, Shqipëri në organizim të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (KRB).

Në konferencë, ministritë resore nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe palë të tjera të interesuara, në katër panele do të diskutojnë për gjendjet që i la pandemia KOVID-19 në turizëm, si dhe për përmirësimin e klimës afariste për investime të qëndrueshme dhe të kapitalit njerëzor në turizëm. Do të bisedohet edhe për përmirësimin e kompetencës në turizëm, si dhe për inovacione dhe kreativitet në shërbim të turizmit.

Në panelin e parë përkushtuar gjendjeve të shkaktuara nga KOVID-19 do të bisedohet për ndikimin e implementimit të masave, si dhe për ato të cilat së pari duhet të ndërmerren që të zgjidhen efektet rrjedhëse nga pandemia mbi turizmin. Rekomandimet nga ky panel do të shërbejnë si pikë fillestare për punën e Komitetit për kriza dhe rimëkëmbje të turizmit në Ballkanin Perëndimor.

Paneli i dytë është përkushtuar në përmirësimin e klimës afariste për investime të qëndrueshme në turizëm dhe në të do të shqyrtohet gjendja në investimet turistike në rajon dhe do të nxjerrë në dritë çështjet kryesore dhe rekomandimet për përmirësimin e rrumbullksimit afarist që të tërheqin investime më të qëndrueshme në turizëm. Në panel do të shqyrtohen edhe masa për mënjanimin e barrierave administrative në rajon për udhëtime në turizmin aventurë.

Paneli i tretë është për përmirësimin e kompetencës së kapitalit njerëzor në turizëm dhe do t’i shqyrtojë sfidat kryesore në përmirësimin e shkathtësive, ndërsa do të bisedohet edhe për njohjen e shkathtësive të fituara dhe diplomave, si dhe për zhvillimin e standardeve të përbashkëta profesionale për turizmin në rajon. Do të shqyrtohet edhe përmirësimi i shkathtësive dixhitale si një nga parakushtet për punën e tregjeve turistike bashkëkohore, së bashku me mjetet për rritje të pjesëmarrjes së rinisë për punësimin në turizëm.

Në panelin e katërt, i cili është përkushtuar në inovacionet dhe kreativitetin në turizëm, do të flitet për ballafaqimin me kërkesat e tregut turistik bashkëkohor dhe trendet e reja në industritë kreative me qëllim që të shfrytëzohet poenciali kreativ i rajonit në promovimin, zhvillimin dhe valorizimin e turizmit.

Në hapjen e konferencës fjalime përshëndetëse do të kenë sekretarja e përgjithshme e KRB-së, Majlinda Bregu, ministrja shqiptare për Turizëm dhe Mjedis Jetësor, Mirela Kumbaro, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj dhe Aleksis Hupin nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri.