Në tetor janë dhënë 373 leje ndërtimi, më pak për 26,7 për qind se vitin e kaluar
Shkup, 12 dhjetor – Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë në tetor të vitit 2022 janë dhënë 373 leje ndërtimi, që është për 26,7 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, informojnë nga ESHS.
Vlera e paraparë e objekteve është 14.404.949 mijë denarë, që është për 48,2 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
“Vlera e rritur është rezultat i miratimit të dhënë për ndërtimin e hekurudhës Bellakoc – Kriva Pallankë, e cila është në vlerë prej 9.534.439 mijë denarë”, sqarojnë nga ESHS-ja.
Sipas të dhënave të ESHS-së, nga numri i përgjithshëm i lejeve për ndërtim, 185 (49,6 për qind) janë destinuar për objekte të larta, 127 (34,0 për qind) për objekte të ulëta dhe 61 (16,4 për qind) për objekte për rindërtim.
Nga gjithsej 373 objekte, 195 (52.3 për qind) si investitorë paraqiten persona fizikë, ndërsa 178 (47.7 për qind) janë investitorë janë subjekte afariste.
“Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 699 banesave, me sipërfaqe totale të dobishme prej 58.180 metra katrorë”, kumtojnë nga ESHS.

