Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

Shkup, 2 gusht – Njësia territorial zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit kumtoi se sot në territorin e Qytetit të Shkupit pati 16 intervenime për periudhë të shkurtë nga ora 13:00 deri në orën 18:00 dhe se t[ë gjithë janë lokalizuar.

Njësia zjarrfikëse Shkup gjithashtu informoi se në ndihmë për shuarjen e zjarrit në Nagoriçan të Vjetër janë dërguar dy automjete dhe forca shtesë.

“Për ndihmë dërguam edhe tre automjete dhe 15 zjarrfikës për Koçan ku gjendja me zjarret është serioze”, kumtoi Njësia zjarrfikëse Shkup në faqen e vet në Fejsbuk.

Bëjnë thirrje për ndërgjegjësim të qytetarëve dhe se çdo mosvëmendje e vogël në këto temperature të larta mund të shkaktojë katastrofë në këtë periudhë.