Në Tabanoc pritet deri në një orë për dalje nga Maqedonia

Shkup, 17 gusht – Edhe sot ka kolona të gjata në disa nga pikat kufitare, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

“Në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi, koha e pritjes është deri në 15 minuta, ndërsa në Tabanoc për dalje është rreth 1 orë.

Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, thonë nga LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.