Në Tabanoc për dalje nga vendi pritet rreth një orë

Shkup, 5 gusht  – Qarkullimi në rrugën rajonale Tetovë- Zhelinë riorientohet në rrugë alternative, derisa trafiku në rrugën rajonale Berovë- Dellçevë nga ora 10:55 përkohësisht është mbyllur për shkak të zjarrit, informojnë nga LAMM.

Siç informojnë nga LAMM, intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga vendi pritet rreth një orë. Në vendkalimet tjera nga ana jonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektim të sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.