Në “Tabanoc” kamionët kalojnë për më pak se 30 minuta

Kumanovë, 29 mars – “Ballkani i hapur” dukshëm e ka përshpejtuar qarkullimin e mallrave. Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” – Preshevë kamionët i kalojnë kontrollet doganore dhe policore për më pak se katër minuta, ndërsa i tërë procesi i kontrolleve dhe lëshimit, së bashku me inspektimet veterinare dhe fitosanitare, nuk zgjatë më shumë se gjysmë ore.

Këtë e theksoi Zoran Jovanovski nga Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i Odës ekonomike serbe, Marko Çadezh pas takimit të punës në Tabanoc – Preshevë me ekipet e tyre ekonomike.

Tendenca e “Ballkanit të hapur” është qarkullimi i lirë, deklaruan Jovanovski dhe Çadezh, ndërkaq dy vendkalimet, edhe në Tabanoc – Preshevë dhe në Qafë Thanë në të dy anët e kufirit, të cilin do ta vizitojnë gjithashtu sot, së shpejti do të vendosen tabela dhe linja të posaçme për kamionët nga të tre vendet – anëtare të Nismës, Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.

“Përparësia e ‘Ballkanit të hapur’ nuk është ajo që kamionët nuk do të presin gjatë apo fare, por bashkëpunimi mes tre vendeve lidhur me furnizimin me ushqim dhe sigurinë e tij, furnizimi me produkte themelore jetësore,… Ato janë gjëra të mëdha – të mos mendojmë nëse kemi vaj, miell, sheqer apo drithë sepse secili prej nesh ka diçka. Nëse jemi dakorduar se do të ndihmojmë njëra-tjetrën, atë edhe do ta bëjmë. Lidhur me ushqimin i cili me të vërtetë është problem dhe çmimi i tregut i cili mbeti pa një pjesë të mirë nga sasitë që vinin nga Rusia, Ukraina, Bjellorusia, kur është në pyetje ‘Ballkani i hapur’ rezultatet shihen – qytetarët e vendeve tona nuk duhet të mendojnë për gjëra të cilat disa vende duhet t’i mendojnë”, theksoi Çadezh.

Sipas Jovanovskit, inkurajon konstruktiviteti i jashtëzakonshëm i të gjithëve që janë pjesë e Nismës “Ballkani i hapur”, dëshira për të bashkëpunuar dhe për t’u gjetur zgjidhje konkrete, reale.

Në pyetjen se si në këto kushte të krizës të tre vendet mund ta ndihmojnë njëra-tjetrën, Jovanovski u përgjigj – përmes gjithçka që i lehtëson kushtet për zhvillim të biznesit.

Ekipet ekonomike të odave ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë, kryesuar nga Çadezh dhe Jovanovski, në takimin e punës biseduan se si më shumë mund të ndihmojnë për ta ulur edhe ashtu kohën e shkurtuar të pritjes në Tabanoc.

Sipas të dhënave të odave, vendkalimi kufitar Tabanoc – Preshevë është vendkalimi më i shpejtë për qarkullim të mallrave mes re vendeve. Brenda ditës këtu kalojnë nga rreth 600 kamionë, ndërsa vitin e kaluar numri ishte 22 000 kamionë.

Në rrjedhë është takimi i përfaqësuesve të shpedicioneve të cilat funksionojnë në të dy vendkalimet, me përfaqësuesit e të dy odave ekonomike.

Për sot pasdite është caktuar edhe vizita në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, në të dy anët e kufirit.