Në shuarjen e zjarreve nga toka dhe ajri janë përfshirë 1500 pjesëtarë të Ushtrisë
Shkup, 10 gusht – Në dhjetë ditët e kaluara që nga shpërthimi i zjarreve, 1500 pjesëtarë të Ushtrisë janë përfshirë në ballafaqimin me stihinë e zjarrit.
Informacione të detajuara për angazhimin e pjesëtarëve të ushtrisë nga toka dhe ajri, kumtuan nga MB-ja, sot do të kumtohen në konferencë për shtyp në Qendrën për trajnimin e pilotëve, kazerma “Strasho Pinxhur” – Petrovec.
Konferencë për shtyp do të mbajnë Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, gjeneral brigade Besnik Emini, komandanti i Komandës për operacione të Ushtrisë dhe kolonel Stojko Pejovski, komandant i Forcave Ajrore VING.