Në shpërthimin e një cisterne në Libi, 5 persona e humbën jetën, ndërsa 50 janë plagosur
Të paktën pesë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 50 janë plagosur sot në Libi kur u djeg dhe shpërtheu një cisternë me derivate, kumtuan autoritetet lokale.
Incidenti ka ndodhur në qendër Libisë, në qytetin Bent Baja, kumtoi Ministria libiane e Shëndetësisë.
Kjo Ministri zyrtarisht nuk konfirmoi sa persona kanë mbijetuar, por ministrja e Punëve të Jashtme Najla Mangush në Tuiter ka shkruar se të paktën pesë persona e kanë humbur jetën.
Mediat e atjeshme njoftuan se cisterna është përmbytur para se të digjej dhe të shpërthejë, ndërsa njerëzit të cilët ishin në afërsi u mblodhën edhe krahas paralajmërimeve, për ta mbledhur benzinën që rrjedh.
Nuk dihet se çka e shkaktoi përmbysjen dhe shpërthimin e cisternës, ndërsa hetimi është në vijim.

