Në shkurt shporta minimale sindikale 36.146 denarë
Shkup, 7 mars – Shporta minimale sindikale në shkurt ka qenë 36.146 denarë dhe është më e lartë për 355 denarë në krahasim me janarin e vitit 2022.
Prej tyre për ushqim dhe pije shkojnë 15.440 denarë apo 42,72 për qind, ndërsa për amvisëri janë të patjetërsueshme 11.511,6 denarë, ndërsa 31,85 për qind.
Për higjienë në një familje katër-anëtarëshe në shkurt të këtij viti sipas shportës sindikale kanë qenë të nevojshme 2.453,63 denarë apo 6,79 për qind, për transport 2.766,32 apo 7,65 për qind dhe për veshmbathje 2.156,61 denarë apo 2,95 për qind, ndërsa për mirëmbajtje të shëndetit 749,07 denarë apo 2,07 për qind nga shuma e përgjithshme e shportës minimale sindikale.
Shportë sindikale minimale që e përcakton Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka të bëjë me plotësimin e nevojave mujore për një familje katër-anëtarëshe.

