Në SHBA shpallën gjendje të jashtëzakonshme për shkak të lijes

Autoritetet në SHBA shpallën gjendje të jashtëzakonshme në shëndetësinë publike për shkak të lisë së majmunëve.

Veprimi i tillë do të lirojë mjete për raste urgjente dhe do të mënjanojë disa pengesa burokratike, informuan mediat amerikane.

Publikimi vjen më shumë se një javë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore globale për shkak të shpërthimit të atij virusi.

“Jemi të gatshëm për përgjigje në nivelin e ardhshëm në përballjen me atë virus dhe i bëj thirrje secilit amerikan që seriozisht ta kuptojë linë e majmunëve”, theksoi sekretari i Shëndetësisë, Ksavier Besera, në brifingun me gazetarët.