Në SHBA janë sulmuar me thikë pesë persona

Një (52) nga SHBA-ja është akuzuar për vrasjen e një adoleshenti dhe plagosjen e katër të rriturve derisa po lëshoheshin përmes një lumi në Uiskonsin.

I dyshuari, i cili është nga Minesota, me thikë ka sulmuar pesë persona derisa po notonin në lumin Aplë, me ç’rast ka vrarë një 17-vjeçar, ndërsa katër janë lënduar rëndë.

“Një grua dhe tre burra rreth të 20-tave i mbijetuan incidentit. Të paktën tre janë hospitalizuar në gjendje kritike, ndërsa viktima e katërt pësoi lëndime të rënda”, deklaroi sherifi i Uiskonsin, Skot Knadson.

Knadson tha se i dyshuari dhe viktimat ishin në grupe të ndryshme njerëzish duke zbritur nga lumi në të njëjtën kohë.

I dyshuari tani është në paraburgim. Policia e ka kapur me ndihmën e civilëve, nga të cilët njëri e ka fotografuar.