Në SHBA festohet Dita e presidentëve
Festa shtetërore Dita e presidentëve në SHBA në mënyrë tradicionale shënohet të hënën e tretë të shkurtit.
Këtë muaj kanë lindur dy presidentët më të shquar të vendit, Xhorxh Uashington dhe Abraham Linkoln.
Festa zakonisht shënohet me ngjarje në kryeqytetin e Uashingtonit dhe nëpër mbarë vendin. Për të punësuarit në organet shtetërore kjo ditë është jo pune si dhe për shkollat derisa firmat ose restorantet propozojnë shitje dhe oferta interesante speciale.
Festa daton nga viti 1880 kur ka filluar të shënohet Dita e lindjes së Xhorxh Uashingtonit, presidentit të parë të SHBA-së dhe komandantit kryesor të Armatës kontinentale gjatë kohës së revolucionit. Festa që atëherë festohet në nivel federal.
Kongresi i SHBA-së në vitin 1968 e miratoi projektligjin për të hënën ditë feste, (Uniform Monday Holiday Bill) sipas së cilës disa festa federale u bashkuan në një ditë. Gjatë debatit u propozua që festa e ditëlindjes së Uashingtonit të riemërohet në Dita e presidentëve për nder të ditëlindjeve të Uashingtonit (22 shkurt) dhe Linkolnit (12 shkurt).
Dita e lindjes së Linkolnit prej atëherë shënohet në më shumë shtete federale por nuk ka qenë festë federale.

