Në seancë qeveritare nuk është biseduar ende kërkesa për një njësi zgjedhore
Shkup, 9 shkurt – Qeveria në seancë nuk ka debatuar për grupet e punës për një njësi zgjedhore gjegjësisht për ndryshimin e Kodit zgjedhor, kumtoi zëdhënësi qeveritar Dushko Arsovski duke iu përgjigjur pyetjeve se kur do të formohen grupet dhe cilët do të jenë anëtarët.
“Gjithsesi, më shumë informacione do të pasojnë më tej pasi është në duart e partive të cilat në fund do ta kenë fjalën e fundit”, tha Arsovski në konferencën e rregullt për shtyp.
Kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski para dhjetë ditësh deklaroi për mediat se procesi për Kod të ri zgjedhor gjegjësisht i modelit të zgjedhjeve fillimisht duhet ta definojnë grupet e punës ndërsa më pas do të përfshihen edhe ekspertë të opinionit të ekspertëve me qëllim që të shihen, siç tha, të gjitha parashikimet se si do të duket procesi zgjedhor në bazë të një modeli të ri zgjedhor të supozuar.

