Në rajonin e Berovës ende aktiv zjarri afër lokalitetit Gërbavec mes fshatrave Mitrashinci dhe Budinarci

Berovë, 9 gusht – Pas lokalizimit të zjarrit afër fshatit Budinarci, në rajonin e Berovës, ende është aktiv zjarri afër lokalitetit Gërbavec mes fshatrave Mitrashinci dhe Budinarci. Për momentin, me aksionin për shuarje udhëheqë njësia sllovene, ndërsa në terren janë edhe njësia austriake dhe bullgare, e cila për shkak të lokalizimit të zjarrit afër Budinarci e zhvendosi pikën e vet afër vatrës së re.
Borçe Bojçovski nga Pyjet nacionale thotë se vatra e parë e të gjitha zjarreve në Maleshevi dhe Pijanec është zjarri afër Pasjakut që shpërtheu që në Ilinden dhe më pas përfshiu disa fshatra në këtë rajon.
“Në këtë pjesë zjarri u lokalizua që mbrëmë, është zjarri që po mban një pjesë nga Pasjaku I Dellçevës dhe kaloi përskaj Cërnikut, Pehçevës, Çiflikut, Umlenës, Robovës dhe Maçevës. Presim deri në orët e mëvonshme të lokalizohet tërësisht zjarri afër Budinarcit”, theksoi Bojçovski.
Beteja e mbrëmshme e zjarrfikësve dhe njerëzve të tjerë të cilët tërë ditën po marrin pjesë në shuarjen e zjarrit afër Gërbavecit është të kontrollohet të mos kalojë nga ana tjetër e fshatit Mitrashinci, e me atë të “zhvendoset” edhe në rajonin e Radovishit, që më pas, sipas tyre, do të ishte mjaft e rrezikshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të stihive të zjarrit.