Në qershor 66,5 për qind e konsumit të energjisë elektrike prej burimeve vendore

Shkup, 25 gusht – Në qershor të këtij viti gjithsej janë harxhuar 529.670 megavat orë energji elektrike, 17,457 milionë metra kub normalë gaz natyror, 281.511 tonë thëngjill dhe 97.130 tonë produkte të naftës.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, 66,5 për qind e energjisë elektrike të harxhuar është e prodhimit vendor, ndërsa 93,17 për qind e thëngjillit të harxhuar janë përdorur për prodhimin e energjisë elektrike.