Në qershor 277 leje për ndërtim, nga 550 banesat e planifikuara, 388 janë në Shkup
Në qershor të këtij viti janë dhënë 277 leje për ndërtim, që është për 13,4 për qind më pak në krahasim me qershorin e vitit të kaluar. Sipas lejeve të miratuara për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 3.691.127.000 denarë, që është për 19,2 për qjnd më pak në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, kumtoi sot Enti shtetëror për statistika.
Në Rajoni i Shkupit janë dhënë 73 leje, prej të cilave më së shumti në Ilinden (240, në Karposh (16), Aerodrom dhe Petrovec nga gjashtë, Kisella Vodë dhe Butel nga tre,…
Është paraparë ndërtimi i 550 banesave me sipërfaqe të përgjithshme të dobishme prej 40.493 metra katrorë. Pjesa më e madhe e banesave, 388, do të ndërtohen në Rajonin e Shkupit, ndërsa nga numri i përgjithshëm, 215 janë në Aerodrom, 84 në Kisella Vodë, 26 në Petrovec. Në Manastir janë planifikuar 78, Strugë 26,…
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të miratuara për ndërtim, 132 (47,7 për qind) janë dedikuar për objekte të ndërtimit të lartë, 57 (20,5 për qind) të ndërtimit të ulët dhe 88 (31,8 për qind) për objekte për rikonstruim.
Nga 277 objekte, në 147 (53,1 për qind) si investues lajmërohen persona fizik, ndërsa në 130 (46,9 për qind) investues janë subjektet afariste.

