Në OKM kanë arritur 2.600 ankesa dhe pyetje nga konsumatorët

Shkup, 15 mars – Gjatë periudhës së kaluar në Organizatën e konsumatorëve të Maqedonisë – OKM kanë arritur 2.600 ankesa dhe pyetje nga konsumatorët. Shumica e konsumatorëve janë ankuar për të drejtat e papërmbushura ligjore, deklaracionet, çmimin që është i ndryshëm me atë në arkë.

“Si problem më i madh edhe më tej mbeten aparatet teknike dhe pajisjet për amvisëri, ndërsa më së shumti tek aparatet celulare dhe tek mobiljet. Pas marrjes së ankesave së bashku reagojmë në drejtim të tregtarit, e më pas edhe drejt inspektorateve shtetërore apo drejt institucioneve të tjera dhe rregullatorëve të cilët kanë fuqi menaxhuese për t’i mbrojtur të drejtat e tyre. Ne si sektor joqeveritar nuk mund t’i mbrojmë në atë mënyrë dhe nuk mund të japim zgjidhje se si të veprohet, por nxisim dhe monitorojmë se në cilën mënyrë mbrohen ato të drejta nga ana e organeve inspektuese”, deklaroi kryetarja e Organizatës së konsumatorëve të Maqedonisë – OKM, Maria Lonçar Velkova para fillimit të shënimit të 15 marsit, Ditës botërore të të drejtave të konsumatorëve.

Theksoi se pjesa më e madhe e ankesave kanë të bëjnë me telefonat celular, posaçërisht në pjesën e riparimit të tyre dhe kush është kompetent për ta riparuar telefonin, si dhe ku të dërgohet për riaprim.

“Problemi është me serviserët të cilët zakonisht i fajësojnë qytetarët se kanë bërë ndonjë dëmtim të telefonit. Shumë ankesa ka për mobiljet. Kur porosisin mobilje qytetarët duhet të kenë kontrata, Zakonisht paguajnë pagesë avansi dhe më pas nëse duan ta anulojnë porosinë, vështirë se prishet kontrata. Krahas kësaj, marrin mobilje të dëmtuar, lloj tjetër të mobiljeve, ngjyrë tjetër nga porosia,… Problem ka edhe tek aparatet e tjera dhe pajisjet për amvisëri, përderisa në pjesën e ushqimit dhe prodhimeve ushqimore nuk kemi ankesa, sepse inspektorët e kryejnë mirë punën, ndërkaq ka edhe linjë të[ hapur në Agjencinë për ushqim dhe veterinari dhe konsumatorët drejtpërdrejtë lajmërohen tek ata. tek ushqimi problem është me leximin e deklaratës, sepse njerëzit nuk mund të lexojnë se çka shkruan dhe cilat janë cilësitë nutritive të prodhimit, ndërsa disa edhe nuk janë në gjuhën maqedonase apo nuk janë tërësisht të përkthyera”, tha Lonçar Vellkovska.