Në një vjetorin e zgjedhjeve lokale, VMRO sot prezanton llogaridhënie për kryetarët e komunave
Shkup, 5 nëntor – VMRO-DPMNE, sot dhe nesër në Shkup organizon panair politik për llogaridhënie për punën e bërë në vitin e parë të mandateve të kryetarëve të komunave të cilët fituan në zgjedhjet e fundit lokale.
Siç kumtuan nga partia, slogani nën të cilin do të zhvillohet ngjarja është “Panairi i ndryshimeve që sjellin të ardhme”, ndërsa do ta hapë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Muckoski.
Në panair krahas bisedës për punën e bërë në komunat dhe interaksionin me kryetarët e komunave, janë paraparë më shumë diskutime për tema aktuale siç janë zhvillimi ekonomik lokal, energjetika dhe vetëqeverisjet lokale, digjitalizimi, si edhe një diskutim i veçantë i organizatave ndërkombëtare mbështetëse të VMRO-DPMNE-së dhe proceset reformuese.
“VMRO-DPMNE është e kënaqur nga puna e bërë e kryetarëve të komunave të cilët këto rezultate i realizojnë në kushte të rënda të krizës ekonomike, politike dhe energjetike. Ndryshimet janë të dukshme dhe vërehet një qasje më ndryshe dhe e hapur në zgjidhjen e problemeve të qyetarëve. Po përpiqemi të zgjidhim sa më shumë probleme, ndërsa ndryshimet sjellin të ardhme në të cilën besojmë bashkërisht”, thonë nga partia.

