Në një sulm me bombë është vrarë lideri i talebanëve pakistanez

Në një sulm me bombë të vendosur panë rrugës në lindje të Afganistanit është shkatërruar një automjet me të cilin janë transportuar anëtarë të grupit taleban pakistanez, me ç’rast jetën e ka humbur njëri prej liderëve të tyre dhe tre militantë të tjerë, kumtuan sot përfaqësuesit zyrtarët pakistanezë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Abdul Vali, i njohur si Omar Kalid Horasani, i cili ishte në mesin e të vrarëve në sulmin e mbrëmshëm në provincën Paktika të Afganistanit.

Grupi Tehrik-e-Taliban nga Pakistani i  fajësoi agjentët pakistanez të zbulimit për vrasjen, duke mos ofruar kurrfarë dëshmi për pretendimet e tilla.

Ndër tre militantët e tjerë të vrarë janë edhe shoferi i Horasanit dhe dy bashkëpunëtorë të tij të afërt.

Talebanët pakistanez janë një grup i veçantë, por aleatë me talebanët afganë.