Në një ortek bore në Indi kanë vdekur të paktën 10 alpinistë

Së paku 10 alpinistë kanë vdekur nga orteku i borës në pjesën veriore të Indisë, ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim, raportojnë disa media lokale.
Grupi prej 29 personash u godit nga një ortek në një majë mali në zonën Gangotri të Himalajeve Garhval mëngjesin e sotëm.
Ekipet e shpëtimit nxorrën tetë alpinistë nga bora.
Të zhdukurit dhe të vdekurit ishin në stërvitje.
Përfaqësuesi i Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit, Amit Çovdari, tha se “për herë të parë në historinë e alpinizmit indian, një grup kaq i madh alpinistësh në stërvitje ka vdekur në një ortek bore”.
Ministri i Mbrojtjes i Indisë Radzhnat Sing shkroi në Tuiterse ishte “thellësisht i pikëlluar” dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vdekurve.
Sipas autoriteteve, në shpëtim janë përfshirë Forcat e reagimit ndaj fatkeqësive dhe Ushtria Indiane, me dy helikopterë.
Ortekët janë të zakonshëm në zonat malore të shtetit Indian Utarakand.