Në një aksion të policisë së Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë zbulohet një laboratori e improvizuar për droga sintetike

Shkup, 11 shkurt – Reparti për Zbulim të Krimit të Organizuar dhe Serioz, Njësia për Tregti të Palejuar me  drogë,  pas bashkëpunimit operativ disa muajsh dhe hetimit policor ndërkombëtar të kahëzuar drejt  grupit kriminel të organizuar të përbërë nga shtetas bullgar dhe maqedonas, së bashku me Repartin për Luftë kundër Krimit të Organizuar të Bullgarisë dhe në koordinim të SELEC (Qendra për Zbatim të Ligjeve në Evropën Juglindore), ndërmorën veprime të sinkronizuara dhe aktivitete, me ç’rast mbrëmë në Sofje, u zbulua  një laboratori ilegale për prodhimtarinë e drogave sintetike. Gjatë aksionit nga liria u privuan katër persona, dy prej të cilëve janë shtatas të Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtuan sot nga MPB, te personat janë gjetur dhe konfiskuar disa kilogramë amfetaminë dhe lloje tjera të substancave kimike dhe prekursore.

“Njëkohësisht, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë bastisjes së një shtëpie, janë gjetur dhe marrë  materie e bardhë në formë të pluhurit dhe substanca tjera kimine në gjendje të lëngët dhe të pluhurit”, citohet në kumtesë.