Në Nigeri 20 të vdekur në një aksident komunikacioni

Të paktën 20 persona humbën jetën në përplasjen e një autobusi dhe automjeti i cili transportonte udhëtarë në Nigeri, njoftuan sot autoritetet lokale dhe policia.

“Njëzetë persona humbën jetën, ndërsa trupat e tyre janë djegur plotësisht”, deklaroi një funksionar lokal anonim.

Aksidenti ka ndodhur dje, në rajonin Ibapara. Ka pasur një përplasje zinxhirore mes një autobusi dhe një automjeti me udhëtarë, me çka është djegur.

Autoritetet lokale njoftuan se ndeshja ishte shkaktuar për shkak të vozitjes së shpejtë dhe të pakujdesshme.

Policia konfirmoi se numri i të vdekurve është 20.

Në Nigeri, vendin më të populluar në Afrikë me rreth 210 milionë banorë, shpesh ndodhin aksidente komunikacioni. Në korrik 30 persona humbën jetën në pjesën veriperëndimore të vendit në ndeshjen e dy autobusëve dhe një automobili.