Në ndeshjen Bashkimi – AP Brera u shënuan dy gola, nesër do të luhen edhe dy ndeshje tjera

Sot filloi java e XX-të në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Ndeshja e vetme që u zhvillua sot është ajo ndërmjet Bashkimit dhe AP Brera.

Ndeshja e luajtur në Kumanovë mbaroi me fitoren e mysafirëve nga Strumica, 0-2. Ky rezultat i mundësoi AP Brerës të ngjitet një pozitë më lartë se Bashkimi, edhe pse kanë pikë të barabarta.

Në rast se fiton edhe Arsimi dhe Tikveshi gjatë kësaj jave, Bashkimi rrezikon të humb edhe dy pozita në tabelë. Arsimi do të luajë të dielën kundër Makedonija Gj.P., ndërkohë Tikveshi do të pret Sileksin.

Në kuadër të javës së XX-të, nesër pritet të zhvillohet derbi ndërmjet Strugës dhe Vardarit, ndërsa Rabotniçki do të luajë kundër Shkupit. Shkupi deri më tani ka grumbulluar vetëm një pik, edhe atë nga Rabotniçki.

Ndeshja e fundit e kësaj jave do të luhet të hënën ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit.

Leave a Reply