Në Nagoriçan situata ende në rrezik, në Koçan vetëm një degë aktive nga zjarri
Më e keqe është situata në Nagoriçan të Vjetër, në disa fshatra ku dje udhëheqësia e sektorit për operacione dhe koordinime të Qendrës për menaxhim me krizat (QMK) ishte në aksion në evakuim të qytetarëve të cilët ishin rrezikuar dhe atje nga zjarri ishin përfshirë disa shtëpi, por ishin shpëtuar jetë njerëzish, deklaroi sot drejtori i QMK-së Stojançe Angelov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp.
Në Koçan, siç potencoi, nuk ka rrezik në qytet, por zjarri ende nuk është shuar.
“Gjithë mëngjesin, dy helikopterë kanë shuar, ende është një degë aktive dhe atë deri në mbrëmje sërish mund të bëhet katastrofë, të shkojë në të gjitha drejtimet e mundshme, sepse nëse në Shkup fryen erë, në Maqedoninë lindore fryen pak më shumë”, tha Angelov.
Shtoi se nëse vërejnë se zjarri shkon në drejtim të vendit të populluar menjëherë duhet të evakuohen njerëzit.
“Kemi shumë paqartësi ligjore, përsosmëri ligjore dhe nënligjore, gjithë këtë e injorojmë, krijojmë në vendin e ngjarjes, japim gjithçka nga vetja , i tejkalojmë të gjitha problemet të cilat do të paraqiten me atë kapacitet që e kemi, ndërsa fakt është se ai është modest”, tha Angelov.