Në mesnatë skadon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatura të pavarura në zgjedhjet lokale

Shkup, 30 gusht – Në mesnatë skadon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kanidatura të pavarura për kryetarë të komunave dhe këshilltarë në zgjedhjet lokale të caktuara më 17 tetor. Për këto zgjedhje ka interesim të madh për mbledhje të nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura në disa komuna, ndërsa mes tyre edhe për kryeqytetin e Shkupit.
Deri tani janë mbledhur nënshkrimet për 18 kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave, ndërsa për 15 kandidatë ende vahdon procedura. Në repartet rajonale dhe zyrat e KSHZ-së nënshkrimet e nevojshme i kanë mbledhur edhe 38 grupe të pavarura të votuesve për lista të këshilltarëve, ndërsa për 26 janë në vijim.
Repartet rajonale dhe zyrat e KSHZ-së do të punojnë sot deri në orën 24:00, kur skadon afati ligjor për mbledhje të nënshkrimeve.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dje para selisë së partisë deklaroi se Komiteti Ekzekutiv dhe Qendror i VMRO-DPMNE-së mori një vendim unanim ta mbështesin kandidaturën e pavarur të kryetares aktuale të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Danella Arsovska për kryetare të Qytetit të Shkupit.
“Fuqishëm jam i bindur se e kemi kryetaren e ardhshme të qytetit të Shkupit, theksoi Mickoski, me ç’rast shprehu bindje se Arsovska, e cila është kandidate e pavarur do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Paralajmëroi se ka marrë vendim edhe për 10 kryetarë tjerë të komunave, të cilët do t’i kumtojnë sot në konferencën për shtyp.
Shumëllojshmëria e listave është vërtetim për lirinë dhe demokracinë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij, LSDM ka bashkëpunim të shkëlqyer me BDI-në, Lëvizjen BESA dhe me PDSH-në, ndërsa koalicioni është stabil dhe i vetëm.
“Besoj në një fitore të madhe të koalicionit tonë sepse është i qëndrueshëm dhe unike. Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer me BDI -në, siç kemi me BESA -n dhe PDSH -në. Do t’i besojmë dhe do t’i japim mbështetjen njëri -tjetrit, besojmë se në këtë mënyrë do t’u shërbejmë qytetarëve shumë më mirë, sepse jemi gjithashtu një qeveri qendrore, ndërsa komuniteti i reflektuar në nivelin lokal do të ketë më shumë kapacitet për t’u përballur më lehtë me sfidat dhe të zbatojë sa më shumë projekte në të ardhmen”, tha Zaev, duke pasi shënoi fillimin e ndërtimit të linjës së transmetimit të largpërçuesit interkonjektiv 400 kilovolt Manastir – Elbasan.
Në vijim është edhe inspektimi publik në Listën zgjedhore, që përfundon më 9 shtator.
Duke e përfshirë edhe 28 gushtin e vitit 2021, siç kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, gjithsej 7909 persona janë kontrolluar në Listën Zgedhore.