Në Meksikë vritet edhe një gazetar, vrasja e 13 e një punonjësi mediatik këtë vit
Është vrarë gazetari Ernesto Mendez gjatë të shtënave me armë zjarri Meksikën qendrore. Kjo është vrasja e 13-të e një punonjësi mediatik në vend që nga fillimviti, transmeton Beta.
Në sulmin në një lokal të familjes së Mendezit, mbetën të vrarë edhe dy persona të tjerë.
Guvernatori i shtetit federal Guanahuato, Diego Rodrigez Valeho e dënoi sulmin.
Mendez ka qenë drejtor i botimit lokal Tu Voz, ose në përkthim “Zëri yt”.

