Në mars 373 leje për ndërtim, është planifikuar ndërtimi i 501 banesave

Shkup, 12 maj – Në mars të këtij viti janë dhënë 373 leje për ndërtim, që është për 10,4 për qind më shumë në krahasim me marsin e vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Në rajonin e Shkupit janë dhënë 93 leje për ndërtim, gjegjësisht nga 17 në komunat Gazi Babë dhe Karposh, 12 në Çuçer Sandevë, nga shtatë në Petrovec dhe Sopishte, tre në Aerodrom…Në rajonin e Pellagonisë janë dhënë 65 leje, nga 51 në rajonin Lindor dhe Jugperëndimor, nga 40 në rajonin Juglindor dhe atë të Pellagonisë, në rajonin e Vardarit 23 dhe në rajonin Verilindor 10.

ESHS informon se vlera e parashikuar e objekteve që ndërtohen sipas lejeve të dhëna arrin 4,585 341 000 denarë, dhe është për 12,1 për qind më pak në krahasim me marsin e vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim, 182 (48,8 për qind) janë destiunuar për objekte nga ndërtimi i lartë, 69 (18,5 për qind) nga ndërtimi i ulët dhe 122 (32,7 për qind) për rikonstruimin e objekteve.

Si investitor i 195 objekteve (52,3 për qind) paraqiten persona fizik, ndërsa në 178 (47,7 për qind) investitorë janë subjekte afariste.

Në periudhën raportuese është parashikuar ndërtimi i 501 banesave, me sipërfaqe të tërësishme prej 45.333 metra katror. Nga numri i përgjithshëm 265 banesa janë parashikuar në rajonin e Shkupit, nga të cilat 178 në Komunën Gazi Babë, 56 në Shuto Orizare, 28 në Karposh, 17 në Qendër, 11 në Ilinden, tetë në Çuçer Sandevë, shtatë në Butel dhe katër në Sopishte.