Në Manastir u shënua Dita e armëpushimit nga Lufta e Parë Botërore
Manastir, 10 nëntor – Ambasadorja e Gjermanisë, Petra Dreksler dhe ai i Francës, Siril Bomgartner, kryetari i Komunës së Manastirit, TOni Konjanovski dhe përfaqësues të përfaqësive konsullare në Manastir, e shënuan 11 nëntorin, Ditën e armëpushimit nga Lufta e Parë Botërore dhe Ditën e Zisë popullore.
Armëpushimi në Evropë dhe botë sot është më se i nevojshëm se kurdo herl më parë sepse lufta sërish u kthye në Evropë, theksoi ambasadorja Dreksler në komemoracionin që u mbajt në varrezat ushtarake franceze në Manastir.

Rëndësinë e armëpushimin e theksoi edhe ambasadori francez, Siril Bomgartner i cili dje dhe sot po merr pjesë në disa ngjarje në Manastir.
“Në Manastir kaloi fronti lindor dhe këtu luftuan armata të shumta, përfshirë edhe armatën franceze. Në kohën e sotme që jetojmë, në kohë kur ka luftë në Evropë, ky komemoracion, Dita e armëpushimit ka rëndësi të veçantë”, theksoi ambasadori Bomgartner dhe shtoi se një prej mënyrave për bashkëpunim të mirë është bashkëpunimi kultiror i cili mbrëmë në Manastir u manifestua me ekspozitën “Refleksione parisiene” me vepra të piktorëve të vendit, të inspiruar nga Franca.
Lule në përmendoren e varrezave ushtarake franceze në Manastir vendosi lule edhe kryetari i Komunës Toni Konjanovski i cili në deklaratë për meidumet theksoi se në Ditën e armëpushimit i shprehet respekt edhe maqedonasve të cilët e hu,bën jetën në Luftën e Parë Botërore.

Dita e armëpushimit dhe Dita e Zisë popullore shënohet për nder të të gjithë të vdekurit, të plagosurit, të zhdukurit dhe të zhvendosurit, për viktimat e dhunës dhe dhe personat e plagosur nga të gjitha luftat dhe të gjithë popujt.

