Në Kuvend vazhdon debati për propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2023

Shkup, 21 dhjetor – Në Kuvend sot, në ora 12, vazhdon debati për propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2023.

Për të tretën ditë deputetët do të diskutojnë për propozim-buxhetin për vitin 2023, i cili iu paraqit pasi Qeveria e miratoi tekstin pas amandamenteve të pranuara në Komisionin kuvendor amë.

Shpenzimet e përgjithshme në Buxhetin për vitin 2023 janë planifikuar në vlerë prej 324,8 miliardë denarë ose 36,3 miliardë denarë më të larta se buxheti për vitin 2022. Deficiti i parashikuar për vitin 2023 në vlerë prej 42,7 miliardë denarë si dhe shlyerja e borxhit në vlerë prej 52,1 miliardë denarë, prej të cilëve borxhi i jashtëm në vlerë prej 36,5 miliardë denarë dhe borxhi i brendshëm në vlerë prej 15,6 miliardë denarë. do të financohen me huamarrje të brendshme dhe të jashtme.