Në KS të KB-së Moska e bllokoi rezolutën amerikane kundër anektimit rus
Rusia me veto në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara mbrëmë e parandaloi miratimin e rezolutës amerikane me të cilën dënohet anektimi rus i katër rajoneve ukrainase dhe referendumet në bazë të së cilave ishte bërë anektimi.
Këshilli i Sigurisë i KB-së i ka 15 anëtare, prej të cilave pesë të përhershme të cilat kanë të drejtën e vetos. Siç publikoi Si-En-En, Kina, Brazili dhe India janë të përmbajtura nga votimi, ndërsa Rusia anëtare e përhershme, vendosi veto.
Ambasadorja e SHBA-së në KB, Linda Tomas Grinfild në fillim të seancës tha se rezoluta amerikane është “pikërisht se pse është krijuar Këshilli i Sigurisë – për ta mbrojtur sovranitetin, për ta mbrojtur integritetin territorial dhe të promovojë paqe dhe siguri”.
Siç njofton Bi-Bi-Si, rezoluta e dënon Rusinë për “organizimin e referendumeve ilegale (të territoreve) në kuadër të kufijve të njohur ndërkombëtarë të Ukrainës”, ndërsa referendumet janë shpallur të “pavlefshme”.
Rezoluta, gjithashtu, i bëri thirrje Rusisë “menjëherë, në mënyrë të plotë dhe pa kushte t’i tërheqë forcat e veta ushtarake nga territori i Ukrainës në kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht”.
Presidenti rus, Vlladimir Putin dje i nënshkroi dekretet në bazë të së cilave rajonet Zaporozhje, Herson, Donjeck dhe Lugansk u bahskuan me Federatën ruse, hap që nga një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare është vlerësuar si i kundërt me të drejtën ndërkombëtare dhe përshkallëzim i konfliktit.

