Në korrik tre të rinjë u infektuan me HIV, që të tre janë biseksualë

Shkup, 18 gusht – Tre djem janë infektuar me sidë gjatë muajit korrik sivjet. Kështu flasin të dhënat nga reparti i epidemiologjisë për sëmundje ngjitëse pranë ISHP, transmeton Zhurnal.

Këto të dhëna flasin se gjatë korrikut janë paraqitur tre raste me HIV/SIDË dhe të gjithë janë meshkuj.

Njëri është i moshës 20-24 vjeç, tjetri 35-39 vjeç dhe i treti 40-44 vjeç. Njëri është nga Struga, njëri nga Velesi dhe tjetri nga Shkupi. Që të tre janë biseksualë. Gjithashtu në regjistër është regjistruar edhe një viktimë nga HIV-i i moshës 50-54 vjeç nga Shkupi.

Sipas evidencës aktuale, deri më 31 korrik 2022, numri i pacientëve të regjistruar me HIV në RMV nga viti 1987 gjithsej janë regjistruar 567 persona, prej të cilëve 120 kanë vdekur ndërsa 443 jetojnë ende me sidë./Zhurnal.mk