Në korrik më të larta çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale

Shkup, 30 gusht – Çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në korrik janë më të larta për 1,6 për qind në nivel mujor dhe për 9,9 për qind në nivel vjetor, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Në krahasim me qershorin, çmimet e shitjes janë më të larta në grupet Energji për 9,9 për qind, për Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 0.7 për qind dhe Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 0.4 për qind dhe Produktet kapitale me 0.3 për qind.
Në muajin korrik të vitit 2021, krahasuar me muajin korrik të vitit 2020, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet: Energjia për 24.8 për qind, Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 4.7 për qind, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 15.0 për qind, Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 2.0 për qind dhe Prodhimet kapitale për 1.0 për qind.