Në Kisella Vodë normalizohet furnizimi me ujë
Shkup, 1 gusht – Normalizohet furnizimi me ujë në rrugët “Emil Zola”, “Viktor Igo”, rruga “Drenak”, “Nevena Georgieva Dunjai”, rruga “Draga Stojanovska”, në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.
Siç informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, është larguar defekti në rrjetin ujësjellës F 5/4 në rrugën “Emil Zola” nr. 12 b, në lagjen Kisella Vodë, që u ndërpre në mëngjesin e sotëm.