Në Japoni ekzekutohet një burrë i cili vrau shtatë njerëz në vitin 2008

Në Japoni është ekzekutuar Tamohiro Kato, i cili në vitin 2008 ka vrarë shttaë, ndërsa ka plagosur 10 njerëz në Tokio.
Kato në vitin 2015 u dënua me vdekje për shkak se kishte sulmuar me thikë disa njerëz.
Ai krimin e ka kryer në moshën 25 vjeçare dhe përkohësisht ka punuar përkohësisht në një fabrikë për pjesë të automjeteve në qendër të Japonisë. Menjëherë para se ta kryente masakrën në Tokio, mësoi se marrëveshja do t’i ndërpritej në fund të qershorit të vitin 2008. Kato në gjykim deklaroi se e kryer sulmin sepse kishte frikë se mos mbetej i pastrehë.
Pas masakrës së Katos, autoritetet japoneze ndaluan posedimin e thikave më të gjata se 5.5 centimetra.
Ekzekutimi i Katos është vrasja e parë nga dhjetori në Japoni.