Në Japoni, 200,000 njerëz u thirrën të evakuoheshin pas shirave të dendur

Shirat e rrëmbyeshëm në Japoninë veriore kanë shembur ura dhe kanë vërshuar lumenj, dhe 200,000 banorëve u është kërkuar të largohen nga zonat e prekura.

Dy persona janë të zhdukur, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Hirokazu Macuno dhe autoritetet paralajmëruan për një rrezik në rritje të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.

Pamjet televizive treguan pemë të rrëzuara në baltë pranë zonës malore të banimit, si dhe shtëpi të përmbytura dhe një urë të shembur plotësisht.

Transmetuesi publik NHK raportoi se njoftimet jo-detyruese të evakuimit ishin lëshuar për 200,000 banorë në pesë prefekturat e vendit – Nigata, Jamagata, Fukushima, Ishikava dhe Fukui.

Disa trena të shpejtësisë së lartë (shinkasen) janë pezulluar në zonat e prekura.

Në vitin 2021, shirat e dendur shkaktuan  rrëshqitje masive të dheut  në Atami, Japonia qendrore, duke vrarë 27 njerëz.

Në vitin 2018, rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet vranë më shumë se 200 njerëz në Japoninë perëndimore gjatë sezonit vjetor të shirave.

Sipas shkencëtarëve, ngrohja rrit rreziqet e shirave intensiv në Japoni, si dhe kudo në botë.