Në janar rritje prej 0,7 për qind të prodhimtarisë industriale në nivel vjetor
Shkup, 4 mars – Prodhimtaria industriale në janar të këtij viti në krahasim me janarin e vitit të kaluar është me rritje prej 0,7 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.
Shikuar sipas sektoreve, prodhimtaria industriale shënon rritje prej 36,6 për qind në Miniera dhe nxjerrje të gurëve, ndërsa prej 14,3 për qind në Furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, ndërsa në sektorin Industri e përpunuar rënie prej 4,3 për qind.
ESHS potencon se zvogëlimi në Industrinë e përpunuar është rezultat i prodhimtarisë në repartet për prodhimtari të produkteve ushqimore, të produkteve të duhanit, të tekstilit, të produkteve nga goma dhe prodhime me masë plastike, të metaleve, të prodhimeve metale të fabrikuara, përveç makinave dhe pajisjeve, të pajisjes elektrike, si dhe në repartin për prodhimtari të makinave dhe pajisjeve, të papërmendura në vend tjetër.
Sipas grupeve kryesore industriale, sërish, prodhimtaria në janar të vitit 2022, në krahasim me janarin e vitit 2021, shënon rritje te Energjia për 18,9 për qind, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 1,5 për qind dhe Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 19,8 për qind. Rënie është evidentuar te Prodhimet kapitale për 3 për qind dhe prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjërë për 2,8 për qind.

