Në janar paga mesatare mujore neto 29.980 denarë

Shkup, 23 mars – Paga mesatare mujore neto për një të punësuar në janar të këtij viti është 29.980 denarë dhe është për 6 për qind më e lartë se sa në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Paga mesatare neto, është 44.762 denarë dhe është për 6,1 për qind më e lartë se sa në janar të vitit 2021.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Akomodimi dhe shërbimi ushqimor 13,9 për qind, veprimtaritë të tjera shërbimi 13,8 për qind dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave 11,0 për qind.

Rritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi 8,6 për qind, veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësore dhe sociale 6,6 për qind dhe veprimtaritë të tjera shërbimi 5,0 për qind.

Rritja, nga ana tjetër, e pagës bruto ka të bëjë me rritjen e pagës mesatare mujore të paguar bruto për një të punësuar në sektorët: Objekte për akomodim dhe veprimtari servisi me ushqim për 14,2 për qind, veprimtari të tjera shërbyese për 14 dhe tregti në shumicë dhe tregti në pakicë, përmirësim i veturave dhe motoçikletave për 10,7 për qind.

Rritje e pagës mesatare mujore bruto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar në sektorët: bujqësi, pylltari dhe peshkim me 7,6 për qind, veprimtari shëndetësie dhe mbrojtje sociale me 6,7 për qind dhe Veprimtari të tjera shërbimi me 5 për qind.