Në janar janë dhënë 390 leje për ndërtim, për 50,6 për qind më shumë nga viti i kaluar
Shkup, 14 mars – Në janar të këtij viti janë dhënë 390 leje për ndërtim, që është për 50,6 për qind më shumë në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve arrin 7.706.874 mijë denarë, që është për 33,6 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të lëshuara për ndërtim, 169 (43,3 për qind) janë destinuar për objekte të ndërtimit të lartë, 131 (33,6 për qind) për objekte për ndërtim të ulët dhe 90 (23,1 për qind) për objekte për rikonstruim.
Nga gjithsej 390 objekte, në 182 (46,7 për qind) si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa në 208 (53,3 për qind) objekte investitorë janë subjekte afariste.
Në periudhën raportuese është parashikuar ndërtimi i 677 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme shfrytëzuese prej 57.990m2.

