Në Iran për një javë arrestimi i dytë i spiunëve izraelitë

Në Iran janë arrestuar pesë persona nën akuzën se ishin pjesë e kinse rrjetit izraelit të spiunimit, njoftuan sot mediat iraniane.

Ky është arrestimi i dytë i spiunëve në Iran në afat prej një jave. Lideri i rrjetit dhe katër bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar për shkak se kishin “lidhje me regjimin izraelit” dhe kinse kontakt me shefin e agjencisë izraelite të inteligjencës Mosad, për të cilën “kanë grumbulluar informacione nga rajone të rëndësishme dhe vitale”.

Agjencia gjysmë zyrtare iraniane e lajmeve të punëtorëve njoftoi se rrjeti i spiunimit është akuzuar për kurdisjen e zjarrit dhe ishte trajnuar që të kryejë akte terroriste dhe sabotazhë, ndërsa me aktivitetet e tij ka marrë para dhe ka poseduar “pajisje të avancuar”, telefona celularë dhe sim-kartela.

Nuk është bërë e ditur kombësia e spiunëve të dyshuar.