Në Indi konfirmohet vdekja e parë nga Lija e majmunit

India ka konfirmuar vdekjen e saj të parë të shkaktuar nga lija e majmunëve në shtetin jugor të Kerala. Një 22-vjeçar, i cili së fundmi kishte udhëtuar drejt shtetit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka ndërruar jetë të shtunën. I riu fillimisht kishte rezultuar pozitiv me virusin jashtë vendit. Më pas me mostrat e testuara pas vdekjes së tij, u zbulua shkaku i vdekjes së tij. 

20 kontakte që viktima ka pasur, janë kategorizuar si në “rrezik të lartë” dhe duhet të izolohen. Këtu përfshihen miqtë e tij, familja dhe nëntë persona me të cilët ka luajtur futboll kohët e fundit.

Pas vdekjes së të riut në Kerala, qeveria vendase formoi një komitet të nivelit të lartë për të shqyrtuar raportet mjekësore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli shpërthimin e lisë së majmunëve një emergjencë globale shëndetësore muajin e kaluar.