Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar 4.400 hipoteka dhe 17,817 transaksione me patundshmëri

Shkup, 23 mars – Në periudhën janar-dhjetor të vitit 2021 në shtet janë regjistruar 4.400 barra ndaj patundshmërive me vlerë të përgjithshme prej 1.424.429.882 euro dhe 13.636.862.460 denarë, tregojnë të dhënat e Agjencisë për kadastër dhe patundshmëri.

Në Qendrën për kadastër të patundshmërive Shkup janë regjistruar 1.636 hipoteka në vlerë prej 727.618.991 euro dhe 6.552.248.496 denarë, ndërsa në 29 sektorët tjetë lokalë për kadastër të patundshmërive 2.764 hipoteka në vlerë prej 696.810.891 euro dhe 7.084.613.964, qëndron në Raportin për punën e Kadastrës për gjysmën e dytë të vitit 2021.

Në periudhën korrik-dhjetor të vitit 2021 në bazën e Regjistrit të çmimeve dhe qirave janë futur 17,817 transaksione, nga të cilët 13.747 shitje të patundshmërive dhe 4.070 qira të patundshmërive.

Numri i shitblerjeve në gjysmën e dytë të vitit të kaluar është rritur për 3.700 lidhur me periudhën e njëjtë të vitit 2020 kur ka pasur 10.106, ndërsa rritje ka edhe tek qiratë prej 3.315 në 4.070.

Numri i përgjithshëm i lëndëve të pazgjidhura në Kadastër për periudhën korrik-dhjetor 2021 arrin 1.300 dhe shënon ulje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 kur ai numër ishte 1.667. Gjithashtu, lëndët tjera të cilët e tejkalojnë kohëzgjatjen për veprim më të gjatë prej një muaji, për dallim nga periudha korrik-dhjetor i vitit 2020 kur numri i tyre arrin 137, në periudhën korrik-dhjetor të vitit 2021 është ulur në 69.

Përqindja e përgjithshme e lëndëve të cilët janë në proces të zgjidhjes në fund të dhjetorit të vitit 2020 dhje fundi i dhjetorit të vitit 2021, shënon ulje për 22 për qind ashtu që lëndët e pazgjidhura prej 1.667 janë ulur në 1.300.