Në Gjykatën Penale ka vazhduar gjykimi për Llaskarcën
Shkup, 14 nëntor – Në Gjykatën Themelore Penale sot ka vazhduar gjykimi për rastin e “Llaskarcës”, me pyetjet e prokurorit publik Darko Jakimovski për ekspertin Nevzat Zeqiri.
Seanca dëgjimore e superekspertëve ka nisur prej disa kohësh. Në seancat paraprake është marrë në pyetje eksperti Lupço Postolov, pjesë e ekipit që ka përgatitur superekspertizën për aksidentin në të cilin humbën jetën 16 persona dhe rreth 30 u lënduan.
Postolov i pyetur nëse 1,67 sekonda nuk janë të mjaftueshme për frenim, por janë të mjaftueshëm për reagim ndaj timonit dhe drejtimin e timonit në të djathtë, ai u përgjigj se disa herë kanë theksuar se nga shoferi i autobusit nuk ka pasur asnjë reagim.
Në lidhje me atë se timoni pas aksidentit është gjetur i kthyer në të djathtë, i pyetur nëse në lëndën janë hasur fotografi ku timoni është fotografuar në pozicionin e lëvizjes drejtë, ai u përgjigj se në pozicionin e fundit timoni është në gjendje të deformuar. Është pyetur nëse sistemi ABS i këtij autobusi ka qenë në rregull në ditën e aksidentit, ai u përgjigj jo. Në pyetjen nëse mosfunksionim i sistemit ABS ka qenë në njërën nga rrotat, apo në të gjitha rrotat, ai u përgjigj në të gjitha.
I pyetur nëse me një sistem të tillë të dëmtuar të sistemit ABS, ky autobus është lejuar të qarkullojë në komunikacion dhe të transportojë udhëtarë më 13 shkurt të vitit 2019 nga ana e personave përgjegjës të transportuesit Durmo Tours, ai u përgjigj se nuk duhet.
Të akuzuar në rastin e aksidentit në afërsi të Llaskarcës, që ka ndodhur më 13 shkurt 2019, ku humbën jetën 16 persona dhe mbetën të plagosur rëndë mbi 30, është Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Turs”, personi përgjegjës për transportin në kompaninë, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërkaq për të njëjtën vepër akuzohen tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.
Procesin gjyqësor për aksidentin që filloi në shtator të vitit 2019 e udhëheq gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik, Darko Jakimovski.

