Në Gjermani një litër benzinë së shpejti mund të kushtojë 2,5 euro
Për shkak të krizës ukrainase, çmimet e derivateve në mbarë botën vazhdimisht rriten, siç është rasti në Gjermani, ku shoferët duhet të paguajnë më shumë se dy euro për litër benzinë dhe dizel.
Në shumë pompa të benzinës çmimi i benzinave tani më është dy euro.
Kështu, për shembull, në Munih, në pompën e benzinës, tipi i super E10 kushton 2.129, ndërsa super plus 2.259 euro për litër.
Ekspertët theksojnë se nuk shihet fundi i shtrenjtimit të derivateve të naftës.

