Në Gjermani inflacioni më i lartë në 40 vitet e fundit

Për shkak të krizës ukrainase dhe rritjes dramatike të çmimeve të burimeve energjetike, Gjermania po përballet me inflacion rekord. Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, inflacioni në muajin mars është rritur në 7,3 për qind. Ky është inflacioni më i lartë në 40 vitet e fundit.

Në shkurt inflacioni ishte në nivel prej 5,1 për qind. Instituti ekonomik Info parashikon se inflacioni në vitin vijues do të jetë deri në 6,1 për qind, që do të ishte vlera më e lartë nga bashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.