Në Dubai u prezantuan mundësitë për investim në Maqedoni të Veriut dhe Ballkanin Perëndimor

Dubai, 23 shkurt – Delegacioni zyrtar i Qeverisë, i kryesuar nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, i cili është për vizitë dyditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas shënimit të djeshëm të Ditës nacionale në kuadër të Ekspo Dubai 2020, sot në orët e mëngjesit në konferencën e biznesit, i prezantoi mundësitë për investim në vend.

Konferenca e biznesit është e ndarë në dy panele, ndërsa në panelin e parë fjalim kishin zëvendëskryeministri Bytyqi, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Festim Halili, si dhe drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Lupço Janevski.

Zëvendëskryeministri Bytyqi e hapi konferencën e biznesit me mesazhin se Qeveria në sektorin e biznesit dhe tek investitorët shikon partnerë për mbështetje të zhvillimit të ekonomisë. Përmes dialogut të hapur dhe të vazhdueshëm me komunitetin e biznesit në disa vitet e kaluara janë ndërtuar raporte partnere të ndershme dhe të fuqishme publike-private, të cilat sjellin rezultate.

“Para disa vitesh i kemi fshirë dallimet për mbështetjen e shtetit që ekzistonin ndërmjet kompanive vendase dhe të huaja; të gjitha kompanitë që operojnë në Maqedoninë e Veriut janë tonat dhe kanë të njëjtat kushte dhe mundësi për të marrë mbështetje nga shteti. Aplikimi dhe marrja e ndihmës shtetërore është një proces plotësisht i hapur dhe transparent. Çdo kompani, çdo palë e interesuar është e vetëdijshme që në fillim për mbështetjen që mund të presin kur investojnë. Kjo krijon parashikueshmëri dhe stabilitet për operimet në vendin tonë dhe më e rëndësishmja, krijon një klimë të mirë biznesi për investitorët, e cila i fshin kufijtë dhe e vendos Maqedoninë e Veriut në hartën e vendeve me mjedisin më tërheqës për investitorët”, potencoi zëvendëskryeministri Bytyqi.

Sipas tij, me konceptin e vendosjes së zonave zhvillimore teknologjike industriale janë tërhequr më shumë se 35 kompani multinacionale prodhuese me ndikim global, ndërsa përparësia kryesore e zonave të lira ekonomike është kombinimi i beneficioneve fiskale me para kesh, edhe pse një pako e ngjashme për mbështetje, siç tha Bytyqi, ofrohet edhe jashtë zonave, me çka jemi shumë konkurrentë në tregun rajonal.

Pakot për mbështetje, shtoi, përfshijnë edhe lirim 10 vjeçar nga tatimi i vlerës dhe tatimi personal i fitimit.

“Në anën e granteve për para të gatshme, ofrojmë 20 për qind rimbursim të investimeve kapitale, si dhe grant për çdo vend pune të krijuar”, tha Bytyqi i cili i prezantoi masat për mbështetje të investimeve në prodhimtari në kuadër të ZZHTI dhe jashtë prej tyre.

Bytyqi përmendi se Qeveria bën përpjekje, masat dhe procesi i marrjes së ndihmës shtetërore të jenë edhe më transparentë, më të thjeshta dhe më efikase. Prandaj është në vijim, theksoi, krijimi i asistentit të parë digjital të bazuar në inteligjencën artificiale për ndihmë shtetërore.

Duke u përqendruar në pritjet e Qeverisë për periudhën pas Kovid, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se duhet të shfrytëzohen leksionet shkencore nga periudha e krizës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor, të fokusohet në “near shoring”.

“Shtetet në Evropën Juglindore, veçanërisht gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë ndaj asaj për ta sjell zinxhirin e furnizuesve afër kufijve të Bashkimit Evropian. Pasi tregjet e largëta për furnizim u dëshmuan se nuk janë të qëndrueshme, duhet të shohim ndaj konkurrencës rajonale, e jo ndaj krijimit të konkurrencës rajonale, me qëllim që të krijojmë treg që do të kompensojë për dhe do ta përmirësojë vlerën e shtuar për shkak të afërsisë së zinxhirëve të furnizuesve”, theksoi Bytyqi dhe i theksoi përparësitë e vendit tonë dhe të rajonit për tërheqjen e investimeve të reja, të cilat kanë të bëjnë me lokacionin e mirë gjeografike dhe afërsinë deri tek tregjet evropiane, por edhe harmonizimin e tarifave doganore me atë të BE-së dhe standardet të cilat zbatohen dhe të cilat janë të afërta me standardet e vendeve anëtare, theksoi Bytyqi.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, theksoi se Qeveria po ecën në rolin e saj përkatëse si pjesëmarrëse kyçe dhe aktive për nxitjen e produktivitetit, prosperitetit dhe rritjes ekonomike, derisa njëkohësisht e ruan dhe e avancon mjedisi ynë natyror.

“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i lë planet që Qeveria të jetë përgjegjëse dhe t’i japë gaz mjedisit jetësor, ndërsa puna jonë do të mbështetet me paletë të gjerë të rregullativave të lidhura me mjedisin jetësor. Më lejoni të filloj me vërtetim të qartë se krizën klimatike e shohim si mundësi për rritje dhe zhvillim të vendit, që duhet të shkojë paralelisht me rimëkëmbje nga KOVID-19”, tha ministri Nuredini.

Sipas tij, si kontribut personal ndaj qëllimeve globale dhe rajonale për përballjen me emisionin e gaseve të qelqta, Qeveria e miratoi këtë synim: në vitin 2030, 51 për qind ulje të emisioneve të gaseve të qelqta, në krahasim me nivelet nga viti 1990.

Vizioni afatgjatë i vendit, shtoi, është deri në vitin 2050 të vijë deri në ekonomi të prosperuar me emisione të ulëta të thëngjillit, i cili do të ndjekë drejtime të qëndrueshme zhvillimore rezistente të ndryshimeve klimatike, përmirësim të konkurrencës dhe promovim të kohezionit social përmes veprimeve për luftë me ndryshimet klimatike dhe efektet e tyre.

“Ndryshimet klimatike në masë të madhe janë sfidë për krijimin e energjisë së pastër dhe për këtë ambicja jonë është e ndarë në sektor dhe është 66 për qind zvogëlim të emisioneve të dëmshme në sektorin energjetik. Kjo mund të arrihet kryesisht përmes mbylljes së termo-elektanave në Osllomej dhe në Manastirë. Nga ana tjetër, investojmë në burime të ripërtrithshme energjetike – solare dhe me erë, me qëllim të tërheqim investime private”, nënvizoi Nuredimi.

Drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik Festim Halili e paraqiti Fondin si institucion qeverisës udhëheqës për mbështetjen e kompanive inovative mikro, të vogla dhe të masme, ndërsa prioritete kryesore janë përmirësimi i qasjes deri në mbështetjen financiare për inovacione, zhvillim teknologjik, promovimin dhe nxitjen e veprimtarisë inovative në Maqedoni të Veriut.

Aktualisht, FIZHT përmes instrumenteve të tij financiare, ka mbështetur mbi 702 projekte me vlerë të përgjithshme të investimeve mbi 87 milionë euro, me mbështetjen e FIZHT-së në vlerë prej 50 milionë euro ndërsa kompanitë marrin pjesë me 37 milionë euro. Rreth 56 për qind e portofolit të FIZHT-së, pra 392 kompani të mbështetura janë kompani “start-ap”, kryesisht të themeluara nga të rinjtë, tha Halili dhe bëri të ditur se sfida e radhës për Fondin është hapja e fondit të parë hibrid të investimeve prej 27 milionë euro, në të cilin shteti do të investojë 10 milionë euro.

I fundit në panelin qeveritar foli drejtori i Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit Lupço Janevski, i cili prezantoi potencialet e turizmit në Maqedoninë e Veriut.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, edhe pse një vend i vogël, ka shumë vende të bukura natyrore, historike dhe arkeologjike, trashëgiminë e UNESKO-s, ushqimet dhe verën më të shijshme dhe njerëzit më mikpritës. Kemi 43 liqene, 3 prej të cilëve janë tektonikë: Ohri, Prespa dhe Dojrani, 4 parqe kombëtare (Mavrovë, Pelister, Galiçica dhe Mali i Sharrit), 15 male më të larta se 2.000 metra (maja më e lartë është Korabi me lartësi 2.764 metra. ), 3 ujëvara më të larta se 100 metra dhe Observatori Megalitik Kokino (nga viti 1800 p.e.s.) i njohur nga NASA”, deklaroi Janevski dhe theksoi se për investitorët potencialë ekzistojnë disa zona zhvillimore turistike në dispozicion për ndërtimin e hoteleve, restoranteve dhe kampeve. Në zona të tilla ka përfitime të shumta për investitorët e huaj: ulje e TVSH-së nga 18 për qind në pesë për qind, zero TVSH për materialet e ndërtimit dhe shërbimet e ndërtimit. Tatimi mbi të ardhurat personale për dhjetë vitet e para është 0 për qind.

Në pjesën e dytë të Konferencës së Biznesit, para biznesmenëve të pranishëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e tjera që ekspozojnë në “Ekspo Dubai 2020”, u prezantuan përfaqësuesit e katër Odave më të mëdha të tregtisë: Viktor Mizo (nënkryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut), Trajan Angeloski (kryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike), Nebi Hoxha (kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore) dhe Aneta Antova Pesheva (kryetare e MASIT).