Në disa sektorë ka pasur rritje të numrit të punëtorëve, te disa tjera ulje
Në Maqedoninë e Veriut gjatë periudhës janar- korrik të këtij viti ka pasur rritje të numrit të të punësuarve në industri për 1.7 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
“numri i të punësuarve në industri gjatë muajit korrik të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 4.7 % Produktet kapitale për 15.0 %, dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 18.9 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në raport theksohet që rënie u vërejt te Produktet intermediare, përveç energjisë për 6.4 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5.9 %.
Në muajin korrik të këtij viti, është regjistruar rritje e numrit të të punësuarve për 1.2 përqind në krahasim me korrikun e kaluar.
Për një vit, më së shumti ulje ka pasur te reparti për prodhimin e lëkurës (13.6 %) dhe prodhimi i veshjeve (13.4 %), ndërsa rritja më e madhe te prodhimi I makinerive dhe pajisjeve (32.1 %).