Në Dibër rritet numri i të infektuarve të rinj, në kovid qendrën pesë pacientë

Dibër, 16 shkurt – Në Dibër në Qendrën Zhupë, të cilët me mbrojtje shëndetësore i mbulon spitali i përgjithshëm të Dibrës me veprimtari të zgjeruar, rritet numri i të infektuarve të rinj me Kovid-19, ku vetëm në dy ditët e fundit janë regjistruar 17 raste të reja.

Kompetentët thonë se numri është shumë i lartë, nëse merret parasysh se një pjesë e mirë bëjnë teste të shpejta në kushte shtëpiake dhe nuk paraqiten në mjek derisa nuk u keqësohet situata.

Në ditët e fundit të këtij muaji virusi është konfirmuar tek 58 persona, që në krahasim me periudhën e njëjtë të muajit të kaluar është për 39 raste më shumë. Por. përveç kësaj masat mbrojtëse, veçanërisht masat dhe mbajtja e distancës rrallë kush i respekton.

Sipas statistikës zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në të dy komunat, nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë regjistruar 1567 raste pozitive, aktualisht 29 janë aktivë kundër sëmundjes, ndërsa qindra persona kanë vdekur.

Në ndërkohë pa pengesa zhvillohet procesi i imunizimit në pikën e vaksinimit e vendosur në spitalin modular në qarkun e spitalit. Deri më tani me dozën e parë janë përfshirë 8.459, me dy doza rreth 8.000, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 1.036 persona.