Në Dibër po rritet numri i rasteve të reja dhe i pacientëve të hospitalizuar me kovid-19

Dibër, 10 gusht – Në Dibër, përfshirë edhe komunën Qendër Zhupë, po rritet numri I rasteve të reja me Kovid-19 dhe pacientëve të hospitalizuar në Kovid-qendrën pranë Spitalit të përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar, ndërsa sot pas një muaji e gjysmë është regjistruar një I vdekur.

“Vetëm në tre ditët e fundit kemi 28 raste të reja, ndërsa këtë muaj 47. Në Kovid-qendrën e cila funksionon në hapësirat e ish-repartit intern në entin tonë, për momentin janë të hospitalizuar shtatë pacientë, prej tyre pesë janë në mbështetje oksigjeni. Numri I atyre të cilët paraqiten për kontroll është I ndryshëm, sot patëm mbi 10”, deklaroi për MIA-n Baki Alili, drejtor I spitalit, I cili me aktivitetin e tij I mbulon dy komunat.

Sa I përket të hospitalizuarve, bëhet fjalë për persona më të rritur, të cilët nuk janë të vaksinuar, përderisa numri më I madh nga gjithsej 54 raste, po mjekohen në kushte shtëpiake.

Pas 1 korrikut kur ishte regjistruar I vdekuri I fundit, si pasojë nga Kovid-19 sot ndërroi jetë pacienti 67 vjeçar, me çka numri I të vdekurve prej fillimit të pandemisë tejkaloi pesëdhjetë.

“Sot pasdite morëm dërgesë të prej prej 300 dozave të vaksinës Fajzer, me çka në dispozicion janë 560 doza, nga Sinovak kemi 400, përderisa nga Astra zeneka 160 doza. U bëj thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe rreptësisht t’I respektojnë masat, sepse kjo është mënyra e vetme të mbrohemi nga virusi I rrezikshëm”, thekson Alili.

Por, edhe përkundër thirrjeve të kompetentëve në rajonin më të gjerë të Dibrës, në të cilin për momentin po qëndrojnë mbi 10.000 mërgimtarë, ahengjet vazhdojnë pa respektim të masave për mbrojtje, ndërsa përplot janë edhe kafenetë dhe objektet tregtare, ku rrallë kush mban maskë mbrojtëse dhe nuk mbahet distanca e detyrueshme.